Kryetari Lladrovci u uron shërim të aksidentuarve në Zabel, apelon për kujdes në komunikacion

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve të aksidentit të sotëm në Zabel të Ulët.

Kryetari Lladrovci më këtë rast ka shprehur shqetësimin për aksidente të shumta që po ndodhin, duke apeluar që të tregohet më shumë kujdes në komunikacion.

“Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja. Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë