Lladrovci uron Ferroniklin për fitore, vlerëson futbollistin e lënduar

Kryetari i komunës së Drenas përcjell çdo lojë të Ferroniklit, andaj edhe rezultatet e ekipit të tij të zemrës, i kushton rëndësi, këtë radhë duke u shprehur mjaft optimist. Fitorja është fjala jonë e parë dhe e fundit, ka cekur ai.

Fitorja e sotme e Ferroniklit kundër Vushtrrisë, 3:1, ka bërë që z. Lladrovci ta përgëzoj ekipin, por njëherësh ka kujtuar Përparim Ismalin e lënduar.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Sot, “Ferronikli”, dëshmoi se kur don, edhe mundet. Përgëzime për lojtarët dhe stafin e shkëlqyer. Fitorja është fjala jonë e parë dhe e fundit!
Mesazh të veçantë dua të bëj për atë që tash na mungon shumë në fushë, Përparim Islamin-Rruku.
Uroj shpejt të kthehet në fushë dhe bashkëlojtarët, fitoret deri në kthimin e tij t’ia dedikojnë Rrukut, sepse e meriton nderimin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë