Nënkryetari Hasi merr pjesë në aktivitetet në shënim të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit

Në shënim të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përfaqësuar nga dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të pranishëm ishin edhe Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Demaj si edhe përfaqësues të komunave të Kosovës. Në shënim të kësaj dite, pervec të tjerash, ata mbollën nga një dru dekorativ për secilën komunë respektive.

Në këtë ngjarje Komunën e Drenasit e përfaqësoi nënkryetari Nazmi Hasi, i cili për shënim të kësaj dite mbolli një dru dekorativ në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte që të bëhet thirrje për vetëdijesim ndaj mjedisit si një e mirë e përbashkët për të cilën duhet kujdesur në vazhdimësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë