Foto lajm/ Asfalti i shtruar në Aqarevë

Ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor me gjatësi rreth 6 kilometra në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt.

Nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e urbanizmit, Sanije Ahmeti, sot kanë vizituar punimet e kësaj rruge, të cilat sipas tyre janë duke u realizuar si duhet.

Që nga përiudha kur kryetari Bekim Jashari, ka marrë nën udhëheqje Komunën e Skenderajt, janë asfaltuar dhjetëra rrugë në fshatra dhe në zonën urbane, duke i`u mundësuar kështu qytetarëve kushte më të mira infrastrukturore.

Puna vazhdon…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë