Drenasi shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Me organizim të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë sot në Komunën e Drenasit u shënua 5 Qershori- Dita Botërore e Mjedisit. Në këtë shënim morën pjesë kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, drejtorë të drejtorive, kompania “Pastrimi” dhe Kryqi i Kuq, dega në Drenas.

Kjo ditë e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes për çështjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e mjedisit në nivel lokal dhe global u shënua me mbjelljen e drunjve dekorativë dhe me aktivitete tjera pastrimi.

Me këtë rast Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka organizuar largimin e deponisë ilegale në lagjen e Feronikelit dhe të mbeturinave në brezin rrugor për gjatë rrugës “Ajet Rrukiqi” në Drenas.

Në pamundësi nxënësit e shkollave t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti për shkak të pandemisë COVID-19, disa nxënës nga ShFMU “Arif Shala” kishin përgatitur disa punime gjatë kohës së karantinimit të cilat i paraqitën në një ekspozitë për nder kësaj dite.

Dita ndërkombëtare e mjedisit u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë