Drenas/ Thirret mbledhja e kuvendit, këto janë dy pikat e diskutimit

Në bazë të nenit 43,pika 43.1, të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 6, pika 1, të Udhëzimit Administrativë ( MAPL) Nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, si dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit të Komunës të datës 05.06.2020, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë: 10/06/2020 (ditë e mërkure) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e jashtëzakonshme.

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Propozim Vendim për Rishikim të buxhetit për vitin 2020.

2. Kërkesë për aprovimin e kandidatëve për komision në përzgjedhjen e drejtorëve/zv drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Drenas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë