UNDP po mbështet të riatdhesuarit në punësim afatgjatë

Agim Mehmeti e fillon ditën herët në mëngjes, i gatshëm për klientët e tij. Ai jeton në Mitrovicë dhe drejton një biznes të vogël, “A&M Dekor”, që prodhon mobilie nga druri.

Njohuritë dhe pasioni i tij i mundësojnë Mehmetit të prodhojë gjësende druri me porosi, sipas kërkesave dhe shijes së klientëve. Në vitin 2015, Mehmeti emigroi në Gjermani duke shpresuar për mundësi më të mira jetese.

Meqenëse qëndroi në Gjermani pa leje qëndrimi të ligjshëm dhe rrjedhimisht nuk mund të punonte, ai vendosi të kthehej në Kosovë. I vendosur për të jetuar në Kosovë, Mehmeti ishte i përkushtuar të gjente një mënyrë për të krijuar biznesin e tij, duke bërë atë që zotëron më së miri e që ndërlidhet me përvojën e tij me punime druri.

Vitin e kaluar, ai aplikoi për Programin e Vetë-Punësimit për personat e riatdhesuar, implementuar nga UNDP nëpërmjet Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP2) dhe përfitoi një pako mjetesh dhe pajisjesh, të cilat e ndihmuan në përpjekjet e tij për të filluar realizimin e ëndrrës së tij.

“Unë drejtoj një biznes të vogël por afatgjatë dhe jam në gjendje të siguroj të ardhura e dhe mbështes familjen time. Më në fund, kam një biznes që e kam ëndërruar gjithmonë, në atdheun tim në Kosovë ”.

Me qëllim të mbështetjes së punësimit të qëndrueshëm për punëkërkuesit në Kosovë, UNDP, përmes Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP 2) dhe Agjencisë së Punësimit ka ofruar mbështetje për afro 900 punëkërkues në Kosovë gjatë vitit 2019, përmes programeve të ndryshme të punësimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë