Largohet deponia inerte në fshatin Llapushnik

Është bërë largimi i mbeturinave në pjesën hyrëse dhe jashtë rrethojës së deponisë inerte në fshatin Llapushnik, e cila ka qenë e bllokuar në hyrjen kryesore duke e bërë deponinë jo funksionale.

Bëjmë thirrje qytetarëve që mbeturinat inerte në deponinë e destinuar t’i hedhin në pjesën e brendshme (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme) e jo në hyrje të saj. Hedhja e mbeturinave në pjesën hyrëse paraqet problematikë duke bllokuar pjesën e brendshme të saj dhe duke e bërë jo funksionale deponinë.

Me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave jashtë rrethojës, deponia do të jetë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga inspektorati në bashkëpunim me zyrtarët e DSHPE/së, në mënyrë që të parandalohet hedhja e mbeturinave në hyrje dhe jashtë saj, ku për të gjithë ata të cilët praktikojnë një gjë të tillë do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Kujtojmë se kjo deponi është caktuar nga komuna e Drenasit për hedhjen e mbeturinave inerte nga qytetarët, në mënyrë që të parandalohet krijimi i deponive ilegale me përmbajtje të mbeturinave inerte.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte ti hedhin në pjesën e brendshme të deponisë.

Në kuadër të aktiviteteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, janë larguar deponitë ilegale edhe në fshatin Gllobar, Baicë e Polluzhë dhe ditëve në vazhdim do të largohen deponitë ilegale edhe në vendbanime të tjera.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë