Kryetari Lladrovci kujton heroinën Xhevë: Vlera e rritjes së fëmijëve në liri!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se dita e fëmijëve është ndër ngjarjet me më rëndësi për gjeneratën që i jep plotni jetës sonë.

Por, kjo ditë është e shënuar dhe e paharruar sepse në këtë datë është edhe ditëlindja e heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci e cila na jep mesazhin e vlerës së jetës në liri.

Me poshtë postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është në kalendarin e ngjarjeve globale me rëndësi për gjeneratën që i jep plotni jetës tonë.

Kjo ditë është e shënuar dhe e paharrueshme, sepse kujtojmë ditëlindjen e Heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Simbolikë sa e ndjeshme aq edhe e dhimbshme.

Para dy vitesh, Heroina Xhevë u përjetësua në bronz, duke na dhënë mesazhin e vlerës së jetës në liri, vlerën e rritës së fëmijëve në liri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë