Aksidenti fatal në Komoran, policia thotë se ka arrestuar një person

Policia ka dhënë detaje shtesë për aksidentin fatal që ka ndodhur dje pasdite në Komoran të Drenasit, ku një 20-vjeçar vdiq e një tjetër ka marrë lëndime trupore.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe dy motoçikletave, transmeton DrenicaOnline.

“Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Viktimë e këtij aksidenti ishte i riu nga Nekoci, Qlirim Demiri./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë