Lladrovci: Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lavdëruar punën profesionale të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Lladrovcit, ajo i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Statusi i plotë:

Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.

Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.

Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.

Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë