Përkujtohen heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj më rastin e 21 vjetorit të rënies së tyre

Më rastin e 21 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta në pranë shtatores së heroit Rasim Kiçina në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë.

Kryetari Lladrovci tha se sot kujtojmë dy heronj të cilët dhanë kontribut të madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u bënë pjesë e shumë betejave të lavdishme të luftës çlirimtare

Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë