Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ja çfarë u diskutua

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pikë të rendit të ditës, mirëpo kryetari Bekim Jashari ka propozuar edhe një pikë shtesë, “propozim vendimin për shpalljen zona me interes publik, ngastrat në zonen kadastrale Skenderaj dhe Klinë e Poshtme dhe bartjen e tyre në pronësi të komunës së Skenderajt”.
Ndërsa pikat e tjera të rendit të ditës ishin:

1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara,
4. Raporti Financiar i Realizimit të Buxhetit Komunal Janar-Mars 2020, me nr.02-052/01-00145565/20, i dt.12.05.2020,(Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Kastriot Gashi),
5. Raport i Zyrës së Prokurimit për muajit Janar-Prill 2020, me nr.03-052/01-0014227/20, i dt.05.05.2020, (Raporton Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Kastriot Gashi),
6. Informatë për periudhën Janar-Prill 2020, lidhur me mirëqenien sociale, strehimi familjar, përkujdesja për të moshuarit, me nr. 08-052/01-0015493/20, e dt.21.05.2020, (Raporton Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale z. Ibush Hetemi),
7. Rekomandim i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, me nr. 01-060/01-0014981/20, i dt.18.05.2020, (Raporton Kryesuesi i Komitetit z. Berat Dajaku),
8. Plani i Punës i Komitetit Këshillues për Arsim, Kulturë, Fe, Rini e Sport për vitin 2020, më nr.01-112/01-0000741/20, i dt.06.01.2020, (Raporton Kryesuesi i Komitetit z. Fadil Shaqiri),
9. Plani i Punës i Komitetit Konsultativ për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore për vitin 2020, më nr.01-112/01-0013415/20, i dt.20.03.2020, (Raporton Kryesuesja e Komitetit znj. Fatmire Bajraktari),
10. Plani i Punës i Komitetit Konsultativ për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 20209, me nr. 01-112/01-0013248/20, i dt. 13.03.2020, (Raporton Kryesuesja e Komitetit znj. Emine Goxhuli),
11. Plani i Punës i Komitetit Konsultativ për Zhvillim Ekonomik dhe Shërbime Publike për vitin 2020, me nr. 01-112/01-0000967/20, i dt. 08.01.2020,(Raporton Kryesuesja e Komitetit znj. Vlora Gashi

Të gjitha këto pika u votuan me vendim të shumicës së asambleisteve të kuvendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë