Shënohet dita e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”

Në ditën e lindjes së Heroit, Fehmi Lladrovci, Shkolla e Mesme Profesionale në Drenas e cila mban me epitetin më të lartë emrin e Fehmi Lladrovcit, ka shënuar ditën e shkollës.

Për dallim nga vitet tjera, shënimi i kësaj dite është mbajtur më ndryshe, për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë janë prezantuar punët e mësimdhënësve dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin nga distanca.

Fillimisht, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar edhe nga drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka dhe drejtori i Shkollës, Lulzim Nika, kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta pranë bustit të Heroit Fehmi Lladrovci.

Ndërsa, Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, së bashku më stafin e tij të mësimdhënësve, kanë prezantuar në detaje punën e mësimdhënësve gjatë kohës së pandemisë. Platforma online për këtë shkollë është ofruar nga Akademia ‘Flutura’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë