Thaçi godet rëndë Kurtin: Ai është i dobët dhe kurr nuk do të bëhët më kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaci, ka thënë se nuk e di pse Gjykata Kushtetuese në reagimin e saj e ka përmendur edhe Presidencën, pasi sipas tij, Presidenca “nuk ka bërë kurrfarë presioni ndaj Kushtetueses’.

“Nuk e di pse e kanë përfshi Presidencen kur realisht në asnjë deklaratë dhe asnjë veprim, përpos mbështetjen për puën e pavarur dhe kushtetuese, nuk kemi pasur asnjë deklarim për vendimin e Kushtetueses, megjithëse unë si president e kam obligim të punoj për mbrojtjen e rendit sepse autoritetet e mia dalin nga Kushtetuta”, ka thënë Thaci në RTV Dukagjini.

Në debat Plus, Presidenti ka thënë se Kurtit nuk po i bjen asgjë ‘tamam’.

Ai tha se Kosova nuk ka pas asnjëherë kryeministër më të dobët se Kurti.

Thaçi tha se më Kurti nuk do të shkarkohet sepse nuk do të emërohet.

“Atij s’po i bjen taman kurgjë, që të jem i sinqertë, pesë letra ia kam dërguar për ta marrë postin e kryeministrit, gjithmonë është vonuar. Unë nuk jam në betejë me askënd, nuk jam në betejë as me zotin Kurti, jam në betejë për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, ligjshmërinë dhe demokracinë e vendit. Jam i bindur që nominimi që kam nxjerrë për dekretin e zotit Hoti për kryeministër, është i drejtë, është i sakte”, ka thënë ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë