Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 5 pika të rendit të ditës, mirëpo kryetari Lladrovci ka propozuar edhe dy pika shtesë, propozim vendimin të Statutit Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” me ndryshime dhe propozim vendimin për Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe gjoba me ndryshime.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale dhe përfaqësues të KFOR-it.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i datës 30.04.2020 ka kaluar me vota unanime

Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrave kadastrale, në të cilat ndodhen burimi i ujit të pijes dhe rezervari i ujit ku ndodhet edhe objekti në të cilin janë të vendosura edhe pompat ka kaluar me shumicë votash.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, para anëtarëve të Kuvendit ka raportuar për pjesën e mjeteve financiare të shpenzuara për menaxhimin e situatës nga COVID-19, ndarjen e pakove ushqimore-higjienike si nga buxheti i komunës ashtu edhe donatorëve, vendimet që ka marr Shtabi Emergjent Lokal, mbledhjet që ka mbajtur shtabi dhe bordi i drejtorëve, temat që janë diskutuar dhe përgjithësisht për menaxhimin e pandemisë deri në ditët e raportimit.

Propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2019 në vitin 2020 me ndryshime, ka kaluar me vota unanime.

Propozim vendimi i Statutit Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” me ndryshime, ka kaluar me shumicë votash

Dhe propozim vendimin për Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe gjoba me ndryshime ka kaluar me shumicë votash.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, dhe zbatimin e rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike, mbledhja e rregullt e Kuvendit është mbajtur në Sallën e Kulturës dhe nuk kanë qenë kushtet që mbledhja të përcjellët online përmes ueb faqes së Komunës dhe kanalit YouTube. Salla e Kulturës është dezinfektuar para se të mbahet mbledhja e Kuvendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë