Veseli shkon për Bajram te familja e Nexhat dhe Fadil Demakut

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot familjen Demaku në Abri të Epërme.

Statusi i Veselit.

Sot për Bajram vizitova edhe familjen Demaku në Abri të Epërme, e cila ka qenë një ndër epiqendrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kombi ynë është përjetë borxhli ndaj kësaj familje e cila ka sakrifikuar aq shumë për lirinë e popullit shqiptar.

E sigurova bacën Haxhi, se nuk do të lejojmë që historia të manipulohet dhe do t’i ndalim përpjekjet që bëhen për të njollosur luftën tonë të drejtë çlirimtare. Po ashtu shpresoj se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojë së shpejti, dhe se bashkëluftëtarët e mi Nexhat e Fadil Demaku, do të rikthehen sërish fitimtarë pranë familjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë