Optika “Koha” ndihmon familjet në nevojë me miell

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim pronarin e optikës “Koha”, Agron Fazliu i cili do t’i ndihmoj familjeve në nevojë me 1000kg miell për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar pronarin e optikës “Koha”, Agron Fazliu për këtë ndihmë të ofruar për familjet në nevojë të komunës së Drenasit dhe ka thënë se solidariteti i bizneseve dhe individëve është i mirëseardhur ne këtë kohë.

Mielli do të ndahet për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë