Kryetari Lladrovci viziton dy shkollat e mesme, njoftohet me mbarëvajtjen e mësimit online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka e disa zyrtarë tjerë komunal, gjatë ditës së sotme kanë vizituar dy shkollat e mesme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Kryetari Lladrovci është njoftuar me punën e mësimdhënësve dhe pjesëmarrjen e nxënsve gjatë kësaj periudhe të mësimit përmes platformormave online për klasët e 12-ta, të cilët me vendim të MASHT-it kanë përfunduar mësimin me 20 maj.

Drejtori i SHMT “Femi Lladrovci”, Lulzim Nika theksoi se pjesëmarrja e nxënësve ka qenë e knaqshme, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë shprehur interesim dhe kanë marrë pjesë në mësimin online. Platforma online për këtë shkollë është ofruar nga Akademia “Flutura” dhe të gjitha ligjeratat janë incizuar me qëllim që nxënësit të mund t’i dëgjojnë kurdo që kanë nevojë.

Ndërsa, Drejtori i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Mentor Sahiti ka prezantuar në detaje punën e mësimdhënësve dhe pjesëmarrjen e nxënësve në mësimin në distancë përmes platformës “Zoom”. Drejtori Sahiti ka thënë se mësimi online ka qenë i rregullt sipas orarit, gjë që e bënë ndër shkollat e pakta që kanë mbajtur mësim në të gjitha lëndët sipas orarit zyrtar që ka qenë para pandemisë.

Kryetari Lladrovci i ka përgzuar drejtorët, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që janë angazhuar që përmes platformave online të sigurojnë që nxënësit të mos mbesin pa mësim mësim. Ndërsa, u ka uruar nxënësve përfundimin e vitit shkollor duke i inkurajuar që të vazhdojnë në rrugën e dijës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë