Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Heta nga Drenasi për vdekjen e djalit të tyre

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Heta nga Drenasit me rastin e vdekjes së djalit të tyre në moshë të re, Astrit Heta.

Kryetari Lladrovci është shprehur thellë i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e të riut Astrit Heta, pas një sëmundje të gjatë.

“Ndaj dhimbjen me familjen Heta për humbjen e djalit të tyre, në pamundësi për të marr pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të pandemisë, u shprehi ngushëllime familjes Heta”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë