Jashari e Lladrovci, ngushëllojnë familjen Zhitia: Syla do të mbetet i paharrueshëm!

Sot, kryetarët e komunave Skenderaj e Drenas, z. Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë vizituar familjen Zhitia, me rastin e vdekjes së birit të tyre, Sylës, me ç’rast, kanë theksuar se Syla mbetet i paharrueshëm.

Dhimbja është e madhe sepse Syla që nga koha e veprimtarisë ilegale dhe deri sot, në shtetndërtim, shquhej me bujarinë, sinqeritetin dhe atdhedashurinë, duke ndjekur rrugën e vëllait hero, Afrimit, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Sot, me Kryetarin Jashari, kemi shkuar për ngushëllime te Baca Osman e Nëna Qamë me rastin e ndarjes fizike të birit të tyre të shtrenjtë e shokut tonë, Sylës.
Dhimbja është e madhe sepse Syla që nga koha e veprimtarisë ilegale dhe deri sot, në shtetndërtim, shquhej me bujarinë, sinqeritetin dhe atdhedashurinë, duke ndjekur rrugën e vëllait hero, Afrimit.
Syla do të mbetet i paharrueshëm, si shok, bashkëveprimtar e kontribuues i madh për çështjen kombëtare. I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Zhitinë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë