Hajnat futen brenda një objekti në Drenas, gjatë ikjes gjuajnë me armë

Një person ka raportuar në polici se dy të dyshuar të panjohur kanë hyr në objekt dhe kanë tentuar të hapin dyert e brendshme, transmeton DrenicaOnline.

Gjatë ikjes jashtë rrethojave të objektit të dyshuarit kanë shtënë tre herë me armë zjarri.

Rasti sipas raportit 24 orësh të policisë ka ndodhir të hënën rreth orës 01:00 në Drenas (Gllogoc).

Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe janë duke hetuar rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë