Drenicasit që jetojnë në Angli dhurojnë mijëra euro për situatën e pandemisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se mërgimtarët drenicas në Angli i kanë dal në ndihmë qytetit me rastin e pandemisë.

“Bekim Kerolli së bashku me bashkatdhetarë që jetojnë në Angli kanë dhuruar 4 mijë euro donacion për menaxhimin e situatës me COVID-19, për familjet në nevojë në komunën tonë, në këtë kohë pandemie. Në emër të tyre sot donacionin e dorëzoi vëllai i Bekim Kerollit, Hysen Kerolli.

“Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj nga zemra bashkëkombësit për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë. Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë! #rrinshpi”, ka shkruar ai. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë