Kryetari Lladrovci pret në takim përfaqësuesit e fshatit Nekoc

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar tre familjarët e dëshmorëve (Azem Kastrati, Gani Kastrati dhe Hysni Murseli) dhe përfaqësuesit e fshatit Nekoc, me të cilët ka diskutuar lidhur më realizimin e projektit për ndërtimin e monumentit përkujtimor të këtyre tre dëshmorëve.

Banorët prezent të fshatit Nekoc, kanë kërkuar nga Komuna e Drenasit që të përkrahen me infrastrukturën përcjellëse të këtij projekti.

Kryetari Lladrovci ka thënë se e mirëpret iniciativën për ndërtimin e këtij projekti memorial për t’i nderuar tre dëshmorët e fshatit Nekoc dhe ka shtuar se do të përkrahë më infrastrukturë përcjellëse të projektit sipas mundësive ligjore, pas përfundimit të projektit bazë, ose nëse arrihet ndonjë marrëveshje bashkëfinancimi të këtij projekti si tersi me Agjencionin për Menaxhimin e Komplekseve e Memorialëve të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë