Nisin hetimet për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi

Kanë nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të së miturës Anita Mehmeti nga Drenasi.

Kështu bën të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku thotë se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit në mediat elektronike të rastit për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë.

Vajza 15-vjeçare nga Drenasi Anita Mehmeti ka ndërruar jetë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve më 14 maj, pas tre ditësh ankesë për dhimbje në bark. Babai i saj Rrahimi, po i akuzon kirurgët dhe mjekët në Klinikën e Pediatrisë që sipas tij nuk e kanë marr parasyshë vajzën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë