Skenderaj, firma e Agron Kadriut dhuron miell për familjet në nevojë

NTP “Hydromax”, me pronar Agron Kadriu, ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie.

“Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj donatorin për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë”, ka shkruar Kryetari Bekim Jashari.

Komuna është duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen e saj ta dërgoj në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.

Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

#rrinshpi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë