Largohen deponitë e egra në fshatin Damanek

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE), në kuadër të aktiviteteve për pastrim dhe mbrojtje të mjedisit ka filluar projektin për eliminimin e deponive të egra.

Gjatë ditës së sotme kjo Drejtori përmes kompanisë së kontraktuar ka larguar deponitë e egra në fshatin Damanek të Komunës së Drenasit.

Kujtojmë që ky fshat me vetiniciativë para disa ditësh ka mbjellë një sasi të konsiderueshme të drunjëve dekorativë dhe ka vendosur disa ulëse ku qytetarët mund të pushojnë dhe të shijojnë pamjen e bukur të fshatit të tyre.

Ky projekt do të vazhdojë në ditët në vijim në fshatrat tjera me qëllim pastrimin e hapësirave publike nga mbeturinat. Edhe gjatë vitit të kaluar kjo Drejtori pati ndërmarrë shumë aktivitete pastrimi të cilat rezultuan në largimin e shumë deponive të egra inerte dhe të tjera sipas planit për pastrim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë