Organizata “Qatar Charity” ndihmon familjet skamnore në Drenas me 200 pako ushqimore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës “Qatar Charity”, Shpetim Avdyli i cili ka konfirmuar se organizata që përfaqëson do t’i ndihmojë familjet skamnore të Drenasit me 200 pako ushqimore.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesin e organizatës për këtë ndihmë të ofruar duke shtuar se përkrahja për familjet në nevojë që po ju behët ne këtë kohë pandemie nga organizata e donatorë të ndryshëm është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar këtë gjendje.

200 pakot ushqimore me përmbajtje edhe të një thesi me miell të 25 kg për secilën pako, do të ndahen për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë