Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Nishori të Komoranit më rastin e vdekjes së luftëtarit të lirisë, Rrahman Nishori

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Nishori të Komoranit më rastin e vdekjes së ish-luftëtarit të lirisë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Nishori.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Rrahman Nishori. Ne pamundësi për të marr pjesë në ceremoninë e varrimit dhe përcjelljes siç i ka hije një ish-ushtari, u shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Nishori dhe bashkëndjejmë me familjen e luftëtarit të lirisë. Lavdi”, ka ngushëlluar kryetari Lladrovci.

Rrahman Nishori ishte luftëtar i përkushtuar, i cili në kohën e luftës ju përgjigj atdheut duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë