Përfundon ndarja e 2000 pakove ushqimore-higjienike nga buxheti komunal për familjet në nevojë

Ka përfunduar ndarja e 2000 pakove ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të komunës së Drenasit nga buxheti komunal i miratuar në mbledhjen urgjente të Kuvendit.

Shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë në dy faza: në fazën e parë me datë 24.04.2020, janë shpërndarë 1500 pako, ndërsa pjesa tjetër janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Pakot ushqimore-higjienike janë shpërndarë tek secila familje përmes administratorëve të vendbanimeve. Kjo është bërë më qëllim për të evituar grumbullimin e qytetarëve. Gjithashtu një numër i caktuar janë shpërndarë sipas kërkesave specifike për grupe të caktuara të margjinalizuara.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar administratorët, komisionin dhe gjithë stafin tjetër që janë angazhuar për ndarjen e këtyre pakove ne këtë kohë emergjente.

Listat e përfituesve të kësaj ndihme, janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.

Deri më tani, Komuna e Drenasit, së bashku edhe me donatorë të tjerë, i ka ndarë mbi 3000 pako ushqimore e higjienike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë