Mësohet identiteti i personit që u vra sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Mëngjesin e sotëm një person është vrarë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Bëhet fjalë për A.S shtetas i Kosovës i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes me armë zjarri.

Rastin për “Front Online”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. E njëjta ka konfirmuar se vrasja është kryer rreth orës 7:30 të mëngjesit, raporton “Front Online”.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit është plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili duke mos mundur t`u përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka konfirmuar ajo.

Lidhur me këtë rast Ahmeti ka njoftuar se janë arrestuar dy persona.

“Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka konfirmuar Ahmeti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë