Lladrovci kujton Ditën e Dëshmorëve të kombit njëherësh uron nipin e Adem Jasharit

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar këtë ditë të shënuar, ku ka theksuar se kjo ditë bashkon frymën e përkushtimit atdhetar nga të gjitha trojet.

Po këtë ditë është edhe ditëlindja e nipit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, Adem Lulzim Jashari, të cilit i ka uruar jetë të gjatë dhe ta shtojë krenarinë e familjes dhe kombit.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Dita e Dëshmorëve të kombit bashkon frymën e përkushtimit atdhetar nga të gjitha trojet, duke kujtuar me krenari, sakrificën e dëshmorëve për kombin.

Sot, në këtë ditë të shënuar është edhe ditëlindja e Adem Lulzim Jasharit, të cilin e uroj për jetë të gjatë dhe ta shtojë krenarinë e familjes dhe kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë