Kryetari Lladrovci pret në takim zv.Ministrin Bajram Gecaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Komandanten e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Lumnije Krapi dhe Shefin e Kabinetit, Flamur Curri, kanë pritur në takim Zëvendësministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, Bajram Gecaj.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të menaxhimit dhe zbatimit të masave kundër virusit COVID-19 si dhe nevojave të komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar zëvendësministrin Gecaj lidhur me masat që ka marr komuna dhe shtabi emergjent për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, sfidat dhe nevojat që ka komuna për të tejkaluar këtë gjendje. Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka treguar edhe për ndihmat që kanë pranuar nga niveli qendror e që ka vlerësuar se nuk i kanë plotësuar nevojat e kërkuara. Gecajn e ka njoftuar edhe për punën që e kanë bërë shërbimi shëndetësor, shërbimi i zjarrfikësve, policia, administrata komunale dhe të gjithë akteret e tjerë dhe ka shtuar se falë bashkëpunimet të tyre Drenasi ende mbetet ti pa prekur me COVID-19.

Zëvendësministri Bajram Gecaj, ka falënderuar kryetarin për pritjen dhe ka përgëzuar për punën dhe angazhimin e bërë për të tejkaluar këtë gjendje.

Kryetari Lladrovci dhe Zëvendësministri Gecaj kanë vizituar edhe Stacionin Policor në Drenas , ku janë pritur nga Komandantja, Feime Bajrmi e cika edhe i ka njoftuar për angazhimin e SP-së në implementimin e veprimeve sipas vendimeve qeveritare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë