Policia jep detaje për një vjedhje në Drenas

Një person ka njoftuar policinë e Drenasit se ka vërejtur një person të dyshuar në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në perëndim.

Sipas ankuesit, i dyshuari ka shtënë me armë dhe është brenda shtëpisë.

Policia ka njoftuar se janë angazhuar njësitet policore NJRSH dhe NJSI dhe gjatë kontrollit të shtëpisë nuk kanë hasur në të dyshuarin, kanë gjetur një monedhë prej 50 eurosh që dyshohet se është vjedhur, ndërsa sa i përket të shtënave nuk është gjetur ndonjë dëshmi.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë