Mbahet Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Emergjente Lokale, diskutohen masat parandaluese të COVID-19 dhe vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë

Të hënën është mbajtur mbledhja e dhjetë e Shtabit Emergjent dhe Qendrës Operative Emergjente Lokale të Drenasit ku janë diskutuar tema lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në Komunën e Drenasit.

Mbledhjen e ka kryesuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, dhe të pranishëm ishin të gjithë anëtaret e dy trupave të formuara për të menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Në mesin e 5 pikave, për diskutim ka qenë edhe zbatimi i Vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në territorin e Komunës së Drenasit i ka hy në fuqi nga data 04.05.2020.

Në këtë pikë, kryetari Lladrovci theksoj se shqetësimi ynë i ngritur në mbledhjet e kaluara të Shtabit Emergjent, lidhur me shumën e dënimit për mos respektim të masave, doli të jetë i drejtë dhe i bazuar, sepse Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit ka vërtetuar se kundërvajtjen dhe sanksionet përkatëse mund të përcaktohen vetëm me vendim të Kuvendit të Republikës ose me Rregullore të Kuvendit Komunal.

Kryetari Lladrovci megjithatë ju ka bërë thirrje qytetarëve që edhe më tutje t’i zbatoni të gjitha vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke mos paragjykuar kushtetutshmërie e tyre, sepse për një gjë të tillë janë organet kompetente të cilat e thonë fjalën e fundit. Neve na mbetet që të gjitha vendimet e nivelit qendror t’i zbatojmë përderisa të njëjtat janë në fuqi, apo derisa mos të kemi ndonjë vendim tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë