Përkujtohen të rënët e 30 prillit të vitit 99 në krye me heroin Ilaz Kodra

Më rastin e 21 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me ish-kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veselin, deputet e zonës, Ferat Shala, Sejdi Hoxha, Bekim Haxhiu e Blerta Deliu dhe kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe dhe kanë venë buqeta me lule të freskëta pranë varrezave dhe shtatorëve në fshatin Vërboc, Shtuticë e Marinë.

Fillimisht homazhe janë bërë pranë shtatorës së heroit të kombit, Ilaz Kodra në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, pastaj homzhe janë bërë në varrezat e fshatit Vërboc, pranë lapidarit me emra të të gjithë dëshmorëve e martirëve në Vërboc, në varrezat e fshatit Shtuticë dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë