Vdes veterani i UÇK-së, Muhamet Gjoka, bashkëluftëtarët e kujtojnë si luftëtar të dalluar

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Gjoka nga Llapushniku i Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Ai ishte luftëtar i dalluar në radhët e UÇK-së, ku bashkëluftëtarët kanë vetëm kujtime të mira nga ai.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të Muhametit iu ka shprehur edhe OVL së UÇK-së në Drenas.

Enver Hajdari nga kjo organizatë ka thënë se me pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së Muhamet Gjokaj.

“Muhameti, ishte një luftëtar i përkushtuar, i cili ju përgjigj thirrjes së atdheut, duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime familjesh, bashkëluftëtarëve të Muhametit! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka thënë Hajdari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë