Pastrohen kanalet atmosferike në Drenas

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në kuadër të planifikimeve, ka vazhduar me intensitet aktivitetet që kanë të bëjnë me pastërtinë publike.

Përmes kompanisë së kontraktuar, është bërë pastrimi i rrjetit kryesor të kanaleve atmosferike në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” dhe rrugën “Ilaz Kodra”, deri të rrethi, në dalje të qytetit.

Pastrimi i kësaj pjese të kanaleve atmosferike, është bërë i domosdoshëm për evitimin e vërshimeve gjatë të ardhmes në rast të reshjeve, por njëkohësisht eliminon edhe kundërmimin.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të vazhdoj që t’i mirëmbajë edhe ne të ardhmen, por njëkohësisht apelon tek qytetarët, që të mos hedhin mbeturina, sepse bllokimi i këtyre kanaleve, është bërë kryesisht për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë