Lajm i mirë për të gjitha bizneset në Drenas, Lladrovci i propozon Kuvendit heqjen e taksës komunale për vitin 2020

Nesër me datën 30.04.2020 kur është thirrur edhe mbledhja e Kuvendit të Komunës, duke pas parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia globale COVID-19, si dhe vështirësitë e paraqitura të biznese në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci do t’i propozoj para asambleistëve që për vitin 2020 të lirohen nga obligimet e taksës komunale të gjitha bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit.

Po ashtu ato biznese që shfrytëzojnë hapësirat publike (terasat) nuk kanë obligim të pagesës për shfrytëzimin e tyre, gjatë periudhës së Emergjencës Shëndetësore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë