Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gjoka të Llapushnikut më rastin e vdekjes së luftëtarit të lirisë Muhamet Gjoka

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gjoka të fshatit Llapushnik më rastin e vdekjes së luftëtarit të lirisë, Muhamet Gjoka

“Sot, paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Gjoka. Ne pamundësi për të marr pjesë në ceremoninë e varrimit dhe përcjelljes siç i ka hije një ish-ushtari, u shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Gjoka dhe bashkëndjejmë me familjen e luftëtarit të lirisë. Lavdi”, ka ngushëlluar kryetari Lladrovci.

Muhamet Gjoka nga fshati Llapushnik i Komunës së Drenasit, ishte luftëtar i denjë në betejën e Grykës së Llapushnikut dhe luftëtar i dalluar në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë