Reagon ashpër djali i Haradin Balës: Babai im u dënua nga njerëzit si Shkelzen Gashi

Djali i Haradin Balës, Selmani, i ka reaguar ashpër ish këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashit, i cili në një emision televiziv kishte thënë që Haradin Bala është dënuar për vrasje të civilëve gjatë luftës së fundit.

Kjo deklaratë dhe disa të tjera kundër individëve të UÇK-së nga Gashi kishte krijuar debat të madh kohët e fundit, ku Gashit i kushtoi me shkarkim, transmeton DrenicaOnline.

Selman Bala ka thënë se babai i tij është dënuar nga “njerëzit” si Shkelzeni, nga shpifësit si ai, nga ata njerëz që kanë gjak të shkaut.

Reagimi i plotë i Selman Balës:

Paska folur Shkelzen Gashi për babin tim.

Babi im është dënuar nga “njerëzit” si ti, nga shpifësit si ti, nga ata njerëz që kanë gjak të shkaut siç ekishe ti.
Haradin Bala është dënuar jo që ka bër krime por që ka mbrojtur UÇK-ën.
Turp të kesh për këto fjal që i thu, por nga “njerëzit” si ti pritet gjithëqka.
Lufta e UÇK-ës ka qenë e pastërt, e artë dhe e njejtë do të mbetet.
Përherë krenarë mety Babë ??

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë