Kryetari Lladrovci mban takim me Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë ne takimin e organizuar nga Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale e kryesuar nga kryetarja e këtij komiteti, Fitore Sefiu-Shabani.

Në këtë takim, ku temë diskutimi ka qenë menaxhimi i situatës së krijuar nga COVID-19, kryetari Lladrovci ka njoftuar anëtarët e këtij Komiteti për veprimet të cilat i ka marr Komuna e Drenasit deri më tani për të menaxhuar sa më mirë gjendjen emergjente shëndetësore. Lladrovci po ashtu ka njoftuar edhe për pakot ushqimore-higjienike që ka ndarë komuna se bashku me donatorë për familjet në nevojë.

Kryetarja e këtij komitetit konsultativ, Fitore Sefiu-Shabani, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19 dhe ka shtuar se bashkëpunimi me të gjithë aktetët dhe marrja e masave me kohë, ka treguar efikasitet që Drenasi ende mbetet i pa prekur nga ky virus.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë