Lladrovci në Ditën e të Pagjeturve: Krimi as nuk heshtet, as nuk falet, vetëm ndëshkohet!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Ditën e të Pagjeturve, ka përkujtuar masakrën e Mejës dhe dhjetëra masakra të ndodhura në Kosovë, të shkaktuara nga regjimi serb, ku u vranë me mijëra shqiptarë, prej tyre shumë gra e fëmijë.

Lladrovci ka theksuar se “plaga më e madhe jona dhe e shtetit tonë, janë të pagjeturit. Ajo plagë ende kullon, sepse janë 1641 persona të pagjetur, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në ditën e të pagjeturve, kujtojmë masakrën e Mejës dhe dhjetëra masakra të kryera nga regjimi serb anë e kënd Kosovës, ku u vranë me mijëra shqiptarë, prej tyre shumë gra e fëmijë.
Plaga më e madhe jona dhe e shtetit tonë, janë të pagjeturit. Ajo plagë ende kullon, sepse janë 1641 persona të pagjetur, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.
Për të gjitha këto krime, ky gjenocid i pashembullt i kryer nga Serbia në fund të shekullit 20, ende ka mbetur i pandëshkuar. Krimi as nuk heshtet, as nuk falet, vetëm ndëshkohet.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë