E rrahën rëndë një person në Drenas, katër të arrestuar

Janë arrestuar katër të dyshuar në Drenas, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të dielën në orën 09 e 50 minuta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë