Qytetet anembanë Kosovës me “Marshin e UÇK-së” mbrojnë vlerat e ushtarëve

Sonte e tërë Kosova ka ushtuar me këngën “Marshi i UÇK-së” për t’iu dal në mbrojtje të vlerave të pjesëtarëve të kësaj ushtrie, shkruan IndeksOnline.

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se UÇK-ja ka bërë krime, kanë ngjallur reagime të shumta.

Kosovarët sonte kanë protestuar në ballkonet e tyre duke lëshuar “Marshin e UÇK-së”, për të shprehur indinjatën përkitazi me deklaratat e Gashit.

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

Këto deklarata dhe mbështetja e Shkelzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratabe të Shkelzen Gashit./IndeksOnline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë