Përfundon asfaltimi i rrugës në disa lagje të fshatit Gradicë

Ndonëse kohë emergjente në të cilën ndodhet vendi, Komuna e Drenasit po vazhdon në realizimin e disa projekteve infrastrukturore për të përmirësuar jetën e qytetarit.

Sot, ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Gradicë në gjatësi prej 1500 metra. Ky projekt ka përfshirë lagjet e këtij fshati; Bardhi, Dibrani, Saliuku dhe Muja.

Ditëve në vazhdim, do të asfaltohen edhe 1000 metra asfalt po në fshatin Gradicë të Komunës së Drenasit, ndërsa do të fillon realizimi edhe i projekteve të tjera të cilat janë planifikuar të kryhen gjatë këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë