Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi të fshatit Llapushnik

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gashi nga fshati Llapushnik me rastin e vdekjes së djalit të tyre në moshë të re, Pajtim Muhamet Gashi.

Lladrovci është shprehur thellë i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e Pajtim Gashit.

“I prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e një djali në moshë të re në Komunën e Drenasit. Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të pandemisë, shprehim ngushëllime dhe bashkëndjejmë me familjen Gashi”, ka thënë Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë