Kryetari Lladrovci: Gruja e supozuar me COVID-19 konfirmohet negativ në testin e fundit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se gruaja e supozuar me virusin COVID-19 nga fshati Zabel i Ulët ka dalë negativ.

Lladrovci ka theksuar se Drenasi nuk ka të infektuar, si rrjedhojë as Zabeli Ulët nuk është vatër infeksioni, sepse gruaja është konfirmuar negativ.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar qytetarët për diciplinën e treguar deri tani, duke i ftuar që edhe me tutje të respektojnë rekomandimet e IKShP-së.

Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Konfirmohet si negative gruaja e supozuar se ishte e infektuar me virusin covid-19, nga Zabeli i Ulët. Pra, asnjë qytetar në Zabelin e Ulët, as ka qenë i infektuar, as burim infeksioni, ashtu sikur ishin negativ të gjithë 14 anëtarët e kësaj familjeje.

Falënderoj qytetarët e Zabelit të Ulët për disiplinën ashtu si edhe të gjithë qytetarët e komunës tonë për respektimin e vendimeve për luftimin e përhapjes së virusit covid-19.

Kujdes po, panik jo”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë