“Interiors” SHPK me pronar Shiqiri Morina dhuron 2000kg miell për familjet në nevojë

Pronari i biznesit prodhues AMW “Interiors” SHPK, Shiqiri Morina, ka shprehur dëshirën që për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga covid-19, të dhuroj 2000kg miell për familjet që kanë nevojë të komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Shiqiri Morina për këtë ndihmë të ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë është shumë e mirëpritur për të tejkaluar këtë gjendje.

2000kg të miellit, do të ndahen për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë