Shënohet dita ndërkombëtare e tokës në Drenas

Sot komuna e Drenasit përkatësisht stafi i DSHPE/së në bashkëpunim me kompaninë K.R.M “Pastrimi” në mënyrë simbolike shënuan 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ditë në të cilën ndërgjegjësohen shumë njerëz, që në mënyra të ndryshme mundohen që t’i vijnë asaj në “ndihmë” e me këtë ndihmojnë veten e tyre pra gjithë njerëzimin si dhe mjedisin ku jetojnë ata, për faktin se Toka është bazë për prodhimin e ushqimit dhe zhvillimin e jetës.

Gjatë këtij aktiviteti simbolik për shkak të situatës në të cilën gjendemi duke u përballur me virusin COVID – 19, në një distancë nga njëri tjetri është realizuar mbjellja e luleve. Ky aktivitet do të jetë një nismë e cila do të vazhdojë me aktivitete punuese më intensive në hapësirat publike duke përfshirë parkun dhe sheshin e qytetit të Drenasit.

Gjatë kësaj dite përcjellim mesazhin tek të gjithë qytetarët e Drenasit, se ne gjithsecili mund ta ndihmojmë planetin në të cilin jetojmë çdo ditë, duke filluar me ndryshimin e zakoneve të cilat janë pjesë e rutinës sonë si shembull duke ecur këmbë ose duke përdorur biçikletën, përdorimin e transportit publik, hedhja adekuate e mbeturinave, sa më pakë të përdorim qeset dhe gotat e plastikës, sa më shumë gjelbërim në kopshte, mbjellja e pemëve, aksione të shpeshta të pastrimit, përdorim sa më pak i letrës së printuar etj.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për një zhvillim të qëndrueshëm, për ruajtjen dhe administrimin e burimeve natyrore, duke krijuar një raport të drejtë midis shkallës së përdorimit dhe mbrojtjes të mjedisit. Mbrojtja e tokës dhe mjedisit nuk është çështje e një dite, por e vazhdueshme. Të gjithë brezat kanë përgjegjësinë historike të kontribuojnë në mbrojtjen e tokës dhe burimeve të saj.

#EarthDay2020

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë